Të paktën pesë punonjës ndërtimi kanë humbur jetën në qytetin gjerman të Hamburgut të hënën, kur një skelë u shemb në një kantier ndërtimi. Punëtorë të tjerë mendohet se janë të bllokuar nën rrënoja.
    “Disa persona janë të bllokuar dhe konsiderohen të zhdukur”, tha një zëdhënës i skuadrave të zjarrfikësve i cili edhe konfirmoi se pesë punëtorë humbën jetën në vendngjarje.
    Rreth 70 pjesëtarë të skuadrave të emergjencave ishin në vendin e aksidentit në përpjekje për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënoja. “Nuk është për momentin e qartë se cfarë e ka shkaktuar shembjen e skelës”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve. Aksidenti ndodhi në HafenCity, dikur një zonë portuale e pa zhvilluar, që tani është bërë një nga projektet më të mëdha urbane të ndërtimit, në evropë. E përditshmja gjermane Bild shkruan se skela u rrëzua në Ubersekuartier, një projekt i madh biznesi, banimi dhe argëtimi që do të përfshijë edhe një terminal anijesh të mëdha turistike, kur të përfundojë, vitin e ardhshëm. Bild tha se skela në një ndërtesë të lartë, u rrëzua në kohën kur të paktën tetë punëtorë ndodheshin në të. I gjithë kantieri i ndërtimit, me rreth 700 punëtorë, u evakuua. Policia në vendngjarje, izoloi zonën dhe një helikopter shpëtimi dhe disa ambulanca mbërritën për të transportuar punëtorët e lënduar. Transmetuesi publik NDR tha se punëtorët kishin rënë nga kati i tetë i një godine në ndërtim. Ai tha se skuadrat e shpëtimit po përdorin pajisje të rënda për të larguar rrënojat dhe për të nxjerrë viktimat e bllokuara.

    Pamje:AFP

    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

    Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

    Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#Tragjedia#Hamburg

    8 Comments

    Leave A Reply